I zhdukur prej 6 ditësh në pyll, adoleshenti gjendet i gjallë – pamje nga operacioni i shpëtimit në Australi
AutoktonPublikuar më 12.11.2026Përditësuar më 20.11.2026Lexim prej 1 minutash

Një djalë 17-vjeçar në Australi është gjetur i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në një zonë të pyllëzuar, rreth 180 kilometra në lindje të Melburnit.
Pavarësisht temperaturave jashtëzakonisht të ulëta gjatë natës, adoleshenti arriti të mbijetojë.
Ai pësoi vetëm disa gërvishtje.
Në një video nga momenti i shpëtimit të tij që po qarkullon në X, 17-vjeçari shihet duke festuar sapo kupton se po mbërrin ndihma.
Reklamë
William, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur, u zhduk të premten e kaluar ndërsa po bënte kamping me një mik në një zonë të largët të vendit.
Zhdukja e tij shkaktoi një operacion të madh kërkimi, me policinë, zhytësit dhe helikopterët e përfshirë në kërkim.
Artikuj të ngjashëm



Botë
Rutte zbulon rolin që pritet të ketë Turqia në garancitë e sigurisë për Ukrainën
Lexim prej 2 minutash

Reklamë