Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Ukraina përdor dronë për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga vija e frontit

AutoktonPublikuar më 2.11.2026Përditësuar më 2.11.2026Lexim prej 1 minutash

Ukraina ka nisur përdorimin e një droni të projektuar posaçërisht për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga fusha e betejës, ka bërë të ditur prodhuesi i tij, kompania Skyfall.

Sipas kompanisë, droni i quajtur “Stargate” ka arritur të evakuojë dy ushtarë të plagosur nga vija e frontit, duke përshkuar nga 15 kilometra në secilin drejtim.

Kjo nënkupton se mjeti ajror ka kryer një rrugëtim prej gjithsej 30 kilometrash për transportimin e të plagosurve, transmeton Telegrafi.

Reklamë

Droni mund të arrijë shpejtësi deri në 105 kilometra në orë dhe është projektuar për të transportuar ushtarët e plagosur nga zonat e rrezikshme, ku evakuimi me automjete apo personel tokësor mund të jetë i vështirë dhe të ekspozojë ekipet e shpëtimit ndaj sulmeve.

Përdorimi i teknologjive të tilla synon të përshpejtojë evakuimin mjekësor dhe të zvogëlojë rrezikun për personelin që ndërhyn pranë vijës së frontit.

Në kushtet e luftës në Ukrainë, ku dronët janë bërë pjesë e rëndësishme e operacioneve ushtarake, mjete të tilla mund të shërbejnë edhe për shpëtimin e jetëve të ushtarëve të plagosur.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë