Lushtaku e kundërshtoi prezantimin e projektligjit për pastrimin e parave nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet që në rend dite ka pasur shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të terrorizmit.
Paraprakisht në sallë pos pesë deputetëve të Vetëvendosjes qenë edhe Mërgim Lushtaku i Partisë Demokratike dhe Teuta Haxhiu e Aleancës.
Lushtaku e kundërshtoi prezantimin e projektligjit nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, duke kërkuar raportim nga Hekuran Murati.
Deputetët e Vetëvendosjes kërkuan që të procedohet tutje, por Lushtaku dhe Haxhiu lëshuan mbledhjen.
Haxhiu e kritikoi mënyrën e hartimit dhe miratimit të ligjeve.
Procedohen për në Kuvend katër marrëveshje ndërkombëtare
Pasi të dy e lëshuan mbledhjen, në sallë mbetën vetëm pesë deputetët e VV-së duke pamundësuar vendimmarrjen.
Komisioni i ka 11 deputetë. Pos pesë të VV-së nga pushteti është edhe Emilija Rexhepi nga komunitetet, që mungoi./Koha.net
Artikuj të ngjashëm


G7 do të lëshojë 100 milionë barela nafte për të shmangur rritjen e çmimeve

