Kalo te përmbajtja / Skip to content
Histori

A e dini çfarë kuptimi ka shkrimi në përkrenaren e Skënderbeut?

AutoktonPublikuar më 23.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një nga simbolet më të njohura të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, përkrenarja me kokën e dhisë dhe brirët karakteristikë, fsheh edhe një mbishkrim që prej vitesh ka ngjallur interes dhe diskutime.

Në brezin metalik të përkrenares janë gdhendur gjashtë grupe shkronjash:
“IN • PE • RA • TO • RE • BT”

Ky mbishkrim është interpretuar si një akrostik në latinisht dhe është zbërthyer në formën:

“Ihesus Nazarenus • Principi Emathiae • Regi Albaniae • Terrori Osmanorum • Regi Epiri • Benedictat T.

Në shqip, kuptimi i tij përcillet si:
“Jezusi Nazareas, Princit të Matit, Mbretit të Shqipërisë, Tmerrit të Osmanëve, Mbretit të Epirit, i dhëntë bekim.”

Mbishkrimi është dokumentuar që në fundin e shekullit XIX, kur armët e lidhura me Skënderbeun u bënë të njohura për publikun shqiptar përmes shkrimeve të Faik Konicës në revistën “Albania”.

Përkrenarja, ndërkohë, është bërë një nga simbolet më të fuqishme të identitetit të Skënderbeut. Por edhe sot, kuptimi i plotë i disa elementeve të saj dhe sidomos interpretimi i mbishkrimit mbetet objekt diskutim mes studiuesve.

Një mbishkrim i shkurtër, gjashtë grupe shkronjash, por një histori që vazhdon të ngjallë kureshtje edhe pas më shumë se pesë shekujsh.

Artikuj të ngjashëm