Kalo te përmbajtja / Skip to content
Histori

Arvanitasi që i dha medaljen e parë Olimpike Greqisë

AutoktonPublikuar më 18.8.2026Përditësuar më 18.8.2026Lexim prej 1 minutash

Olimpiadat janë lojërat më të bukura deri më sot dhe më të priturat.

Po kush ka qenë i pari që i ka fituar ato? Kush ka qenë ai që përjetoi njëjtë historinë e maratonomakut të vëretë? Historia që tregohet këtu është e lidhur me atë të vitit 1896, kur megjithëse nuk kishte ende Shqipëri, shqiptarët nuk kishin se si të mungonin edhe pse do të mbanin flamurin e Greqisë, nga ku arvanitasit ende mund të flisnin gjuhën e tyre.

Kush e kishte njohur Spiridon Luisin as që mund t’i shkonte mendja se një ditë ai do të mbulohej me lavdi botërore e do të hynte në kanalet e historisë.

I lindur në fshatin Marousi, sot një rrethinë në veri të Athinës, në janar 1873, në një familje të varfër arvanitase, mundësitë e tij në jetë ishin të kufizuara.

Babai i tij thuhej se shiste ujë mineral nëpër Athinë, në një kohë kur kryeqyteti grek nuk kishte ende një sistem qendror uji të pijshëm. Spiridoni qysh në fëmijëri u detyrua t’i përvishej punës së vështirë fizike për të ndihmuar babanë e tij.

Kur u vendos që do të bëhej një organizim i tillë, ku do të mund të vinin nga e gjithë bota për të vrapuar, garuar e matur forcën në Greqi, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për vendin e varfër, por edhe një nxitje për nacionalizmin e ri.

https://www.youtube.com/watch?v=lnNWk-fbVxI

Artikuj të ngjashëm