Kalo te përmbajtja / Skip to content
Histori

Kolokotroni, shqiptari që i dha lirinë Greqisë…

AutoktonPublikuar më 20.8.2026Përditësuar më 20.8.2026Lexim prej 1 minutash

Teodor Kolokotroni, ndryshe njihet dhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër.

Gjithë jeta e Kolokotronit, rrjedh midis arvanitasve, pasi i tillë ishte dhe origjina e tij. Kolokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arvanitas nga Morea, ose nga Çamëria

14 janar 1822 – Lu.fta greke e Pavarësisë: 1822 – Lu.fta greke e Pavarësisë: Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane.

Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme.

Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit.

Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që lu.ftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon.

Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti.

Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.

Mbiemri i Kolokotroni është perkthim në greqisht i emrit (vithe+gurë), por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini, mbiemër arbror, që do të thot: çer= i meçur dhe gjin (gjinja)= njerez, pra njerez të meçur, do të ishte varianti në standard.

Artikuj të ngjashëm