Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Familja Rexha nis peticion: Rruga Prizren–Tetovë të mbajë emrin e Komandant Drinit

AutoktonPublikuar më 28.10.2026Përditësuar më 28.10.2026Lexim prej 1 minutash

Familja Rexha ka nisur një peticion publik që rruga Prizren–Tetovë të emërtohet sipas Heroit Ekrem Rexha – Komandant Drini.

Në njoftim thuhet se ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor ishte ideuar dhe propozuar vite më parë nga Komandant Drini.

“Sot, kur realizimi i projektit ka filluar, kërkojmë që kontributi i tij historik të njihet dhe emri i tij të përjetësohet përmes emërtimit të kësaj rruge: Rruga Ekrem Rexha – Komandant Drini”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas familjes Rexha, kërkesa synon mirënjohjen e kontributit të tij, drejtësinë historike dhe ruajtjen e kujtesës kombëtare.

Reklamë

Familja u ka bërë thirrje qytetarëve që e mbështesin nismën ta nënshkruajnë peticionin publik⁠.

“Le të bashkohemi që emri dhe kontributi i Komandant Drinit të mbeten pjesë e historisë edhe për brezat që vijnë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë