Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Genc Prelvukaj nga sot doktor shkence në fushën e Historisë

AutoktonPublikuar më 5.11.2026Përditësuar më 5.11.2026Lexim prej 1 minutash

Genc Prelvukaj ka marrë sot, më 5 nëntor 2026, titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë, pas mbrojtjes së suksesshme të disertacionit të doktoraturës në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci.

Ai ka mbrojtur temën me titull “Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII-XVIII”, para një komisioni akademik, nën mentorimin e akademikut Stjepan Ćosić.

Postimi i plotë i Genc Prelvukajt:

Sot, me datë 05.11.2026, në ambientin e Universitetit Shtetëror të Zagrebit, para komisionit të përbërë nga Izv. Prof. dr. Sc. Vlatka Vukelić, Prof. dr. Sc. Tomislav Galović dhe Nasl. Prof. dr. Sc. Željko Holevac, nën mentorimin e Akademik Stjepan Ćosić, kam mbrojtur temën e doktoraturës “Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII-XVIII”. Me këtë rast kam marrë titullin Doktor Shkence ne fushën e Historisë.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë