“Mund të ketë arrestime të reja” – Faton Mehmeti përmend katër emra të njohur

Gazetari Faton Mehmeti, nga Ferizaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ku ka folur për mundësinë e arrestimeve të reja nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gjatë intervistës, moderatori Sadri Imeri e ka pyetur Mehmetin lidhur me deklaratat e tij të mëparshme se gjatë muajit nëntor mund të ketë arrestime të reja të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Mehmeti ka përmendur katër emra të njohur: Azem Syla, Fatmir Limaj, Sabit Geci dhe Rrustem Mustafa.
Sipas pretendimeve të Mehmetit, këta emra janë përmendur edhe nga gjyqtari Charles Smith, në kontekstin e arrestimeve të mundshme.
Megjithatë, deklaratat e Mehmetit mbeten pretendime të tij dhe nuk përbëjnë konfirmim zyrtar se ndaj personave të përmendur janë planifikuar arrestime.
Për më shumë detaje rreth deklaratave të Faton Mehmetit, ndiqeni intervistën në videon e mëposhtme.



