Policia shpallë në kërkim një person për vjedhje të rëndë, ia publikon foton
AutoktonPublikuar më 2.11.2026Përditësuar më 2.11.2026Lexim prej 1 minutash

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.
Qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, ose në numrin e Drejtorisë Rajonale në Pejë: 039 432 327.
Reklamë
Po ashtu, informacionet mund të raportohen në stacionin më të afërt policor.

Artikuj të ngjashëm


Kosovë
Asgjësohen mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi të mykura të kompanisë ELKOS
Lexim prej 1 minutash


Reklamë