Raportohet se Përparim Rama sot intervistohet nga Specialja si i dyshuar për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, raporton gazeta Nacionale, duke u thirrur në burimet e saj.
Sipas këtij mediumi, Rama do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, ndërsa paraqitja e tij në prokurori pritet rreth orës 13:00.
Nacionale shkruan se dyshimet lidhen me procedurat e prokurimit publik, kontratën në vlerë prej 12 milionë eurosh, si dhe çështje të angazhimit të stafit dhe konfliktit të interesit.
Projekti, i iniciuar nga Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Ramës, ka qenë objekt kritikash nga opozita dhe opinioni publik, sipas raportimit.
Informacioni për intervistimin dhe cilësinë në të cilën pritet të dëgjohet Rama është raportuar nga Nacionale, duke iu referuar burimeve të saj.



