Bashkëshorti i Haxhiut kritikon VV pse e votoi ProjektIigjin për SpeciaIen: Tejet e rëndë për aktivistët

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas votimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ai ka kritikuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ta votuar Projektligjin, duke thënë se kjo, sipas tij, mund të nënkuptojë pranim të Gjykatës Speciale, transmeton Klankosova.tv.
“Me faktin që LVV po e voton këtë ligj po i bie disi që e pranon këtë gjykatë dhe kjo është tejet e rëndë për secilin aktivist që ka kundërshtuar Gjykatën Speciale”, ka shkruar ai.Krasniqi ka kritikuar edhe përmbajtjen e Projektligjit, duke thënë se ai nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale, si dhe PDK-në për qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.
“Sepse, vet ky far ligji i lodhët nuk e shfuqizon gjykatën speciale të PDKsë. Dhe ky është çmimi që VV po e paguan sot për tradhëtite e PDK-së dje.Dhe a po shihni reflektim të PDK-së? Askund në horizont. Përkundrazi qe 2 javë po luajnë një lojë tejet të rrezikshme sa me qytetarët dhe kategoritë e luftës aq edhe me faktorin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Facebook.



