Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

AutoktonPublikuar më 21.10.2026Përditësuar më 21.10.2026Lexim prej 1 minutash

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i deritashëm i partisë më të madhe opozitare njoftoi për vendimin në një konferencë për media.

Pasi e drejtoi -në për një periudhë rreth njëvjeçare, ai tha se e paraqiti në parti dorëheqjen parevokueshme.

Hamza ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 17 nëntor të vitit të kaluar, në një konventë zgjedhore të partisë.

Reklamë

Detyrën që iu besua, Hamza kishte thënë atë ditë se e kishte pranuar “me nder dhe përkushtim të plotë”.

Ai premtoi se do ta hapte partinë “për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë” dhe se do të përfshinte “më shumë të rinj në vendimmarrje dhe aktivitete”.

Listat zgjedhore të PDK-së nën drejtimin e Hamzës u karakterizuan me emra të rinj si kandidatë për deputetë.

Hamza ishte zgjedhur kryetar i PDK-së pas dorëheqjes së nga kjo pozitë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë