Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Deputeti i LDK-së: Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president

AutoktonPublikuar më 16.9.2026Përditësuar më 23.9.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin .

Sadiku ka thënë se nëse do të mblidheshin të gjithë deputetët shqiptarë, ai do ta votonte Thaçin për President të Kosovës,

Ai ka theksuar se një veprim i tillë do të përçonte një mesazh edhe ndaj Gjykatës Speciale dhe Serbisë.

“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës. 100 vota. Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar Sadiku.

Edhe zyrtari i Aleancës, ka deklaruar se sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme.

“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend. E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm