Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Dugolli ia publikon një video Hamzës: Qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, këtë po e shohin edhe qytetarët

AutoktonPublikuar më 6.10.2026Përditësuar më 6.10.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës është dërgimi i vendit në zgjedhje.

Dugolli ka publikuar një video të kryetarit të -së, , teksa flet për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, duke e lidhur këtë me zhvillimet e fundit politike.

“E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së, z. Hamza: ‘Në zgjedhje po shkojmë’”, ka shkruar Dugolli.

Sipas tij, që nga fillimi synimi i PDK-së ka qenë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pra, që nga fillimi, ky duket të ketë qenë qëllimi. Nuk është as Haga, as ligji, as dënimet e shqiptuara atje, e aq më pak presidenti. Synimi është që vendi të dërgohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Dugolli ka pretenduar se PDK-ja synon që përmes zgjedhjeve të ardhshme të sfidojë sërish Lëvizjen Vetëvendosje.

“Besoj se këtë tashmë po e shohin edhe qytetarët”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm