Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Edita Tahiri për Thaçin: Trimëria dhe patriotizmi yt e sollën pavarësinë

AutoktonPublikuar më 17.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

ka reaguar pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se idealet kombëtare, patriotizmi dhe trimëria e tyre nuk mund të zhbëhen nga asnjë gjykatë.

“Idealet kombëtare nuk mund të arrestohen. Patriotizmi dhe trimëria jote dhe liderëve të tjerë të UÇK-së sollën pavarësinë”, ka shkruar Tahiri.

Ajo ka thënë se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë, sipas saj, historinë e krijimit të shtetit të Kosovës.

“Asnjë gjykatë dhe asgjë nuk e ndryshon historinë tonë të lavdishme të krijimit të shtetit të Kosovës dhe mposhtjen e armikut serb”, ka deklaruar ajo.

Tahiri ka paralajmëruar se do ta kundërshtojnë atë që e cilësoi si padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Padrejtësinë ndaj juve do ta kundërshtojmë deri në pafajësi”, ka shkruar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm