Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Eman Rrahmani: Pa u miratuar ligji për Specialen, nuk do të ketë hapa të tjerë për presidentin

AutoktonPublikuar më 30.9.2026Përditësuar më 30.9.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se diskutimet për çështjen e presidentit nuk mund të vazhdojnë pa u miratuar fillimisht ligji për Dhomat e Specializuara.

I pyetur nëse do të diskutohet për çështjen e presidentit, Rrahmani ka thënë se miratimi i këtij ligji është prioritet dhe se nuk ka çështje tjetër më të rëndësishme për momentin.

“Është çështja e ligjit. Ajo që pa e përfundu çështjen e ligjit, na nuk kemi hapa tjerë të cilët vazhdojmë. Domethënë, fillimisht duhet me qenë ligji ai që miratohet në këtë Kuvend, pastaj janë prioritetet tjera. S’ka asnjë prioritet tjetër ma të rëndësishëm sesa na si deputetë dhe si institucione t’i kryejmë detyrat tona që t’ia mundësojmë një gjykim të drejtë edhe jo atë çfarë e kemi pa ma herët”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm