Gani Geci i shkon në konak Qëndrim Kryeziut – sqarohen pas kritikave të fundit
AutoktonPublikuar më 21.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Gani Geci dhe Qëndrim Kryeziu janë takuar në Prishtinë, pas kritikave që Kryeziu kishte bërë më herët ndaj Gecit. Takimi është zhvilluar në zyrën e Kryeziut, ku të dy kanë diskutuar për keqkuptimet mes tyre.
Kryeziu ka bërë të ditur se pas sqarimeve lidhur edhe me një video të publikuar më herët, të dy i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe kanë vazhduar raportet si më parë.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Pas sqarimeve me Gani Gecin, e pimë një kafe në Prishtinë, në zyrën time!
Edhe për videon, për shkak se mungon pjesa e fundit, e cila ishte prerë nga ata që e kishin dërguar, ku thotë se e ka vrarë Serbia, i kërkuam falje njëri-tjetrit dhe vazhduam ashtu siç kemi qenë edhe më herët!



