Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

“Heshta për të mos rënduar procesin, por qendroj pas asaj që e kam thënë”, Besa Gaxherri reagon pas dënimit të ish-drejtuesëve të UÇK-së

AutoktonPublikuar më 22.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 2 minutash

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gaxherri ka thënë se ka zgjedhur të heshtë dhe të respektojë procesin gjyqësor, duke theksuar se vendimi nuk është përfundimtar pasi mund të apelohet.

Gaxherri e kishte akuzuar në Kuvendin e Kosovëa me 2018 duke thënë se “ka shkeIur mbi kufoma, ka vrarrë kundërshtarët poIitik e ka shkeIur mbi vIerat e Iuftës”.

Tash, ajo ka kritikuar akuzat ndaj saj dhe LDK-së, duke kërkuar që të mos politizohet situata dhe të ruhet gjakftohtësia.

“R e a g i m

Qe nga dita e burgosjes së katër zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës filluar me presidentin e shtetit, kryeparlamentar deri të shefi i grupit parlamentar, unë kam heshtur, kam respektuar drejtësinë dhe nuk kam tentuar me asnjë kusht të ju rëndoj procesin të akuzuarëve.

Kam heshtur edhe këto ditë kur u ekzekutua denimi nga kjo gjykat, sepse nuk është vendimi përfundimtar deri në apel, nuk e kam pritur mirë këtë denim, përkundër se unë kam qenë kundërshtare e zëshme politike ndaj këtyre figurave, dhe nuk e kam ndermend të luaj rolin patetik këto ditë të euforis së turmave si shum përsonalitete e përsona publik qe dalin e qjerren e qajnë gjëja nga dhimbja nëpër studio televizive e protesta. Ashtu si gjithmonë po tentoj ta ruajmë gjakëftohtësin qe mos të kthehen kohërat e viteve të përplasjeve, sulmeve, akuzave e vrasjeve në mes shqiptarëve ku LDK i ka ndjer e përjetuar në kurrizin e saj.

Ju të cilët dilni sot e na akuzoni qoftë si emra të përveqem apo si LDK jeni duke i demtuar më së shumti këta njerëz qe u dënuan. Heshtni nese doni ti mbroni ata njerëz për të cilët gjëja po qjerreni. Mos mu drejtoni për asgjë, sepse unë po e respektoj procesin, në të kundërtën qendroj pas krejt asaj të vertete qe e kam thënë me guxim për më shum se tri dekada.

Unë isha UÇK!

LDK mobilizoi popullin për një dekad e përgaditi për luftë dhe organizoi luftën!

Kur lufta filloi në Kosovë mbi 90% e popullatës ishte LDK.

Luftën e bëri ky popull!

Kam kaluar nëpër ngjarjet e asaj kohe, askush nuk mund të ma mohoj të vërtetën.

Heshtni! Punoni çka mund të shpëtojmë nga ky proces por mos e prekni plagën e askujt se nuk mund të na mbyllni gojën e as të drejtën për tu mbrojtur”.

Artikuj të ngjashëm