Indeksonline: Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Indeksonline raporton se ka nisur mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për thirrjen e një seance parlamentare, ku pikë e vetme e rendit të ditës do të ishte zhbërja e Gjykatës Speciale.
Sipas burimeve të Indeksonline, deputetë të partive opozitare kanë ndërmarrë hapa konkretë dhe kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës në një afat të përshpejtuar.
Portali raporton se këto zhvillime kanë nisur disa orë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk është bërë publik ndonjë dokument zyrtar me nënshkrimet dhe as nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës mbajtja e një seance të tillë.
Kërkesë për shpërbërjen e Gjykatës Speciale ka bërë edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, i cili u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të veprojnë në këtë drejtim.



