Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Kurti: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje

AutoktonPublikuar më 25.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, tha se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm