Ligji për Specialen, Zana Avdiu: PDK-së i doli keq që nuk e dëgjoi Albin Kurtin me kohë
AutoktonPublikuar më 22.10.2026Përditësuar më 22.10.2026Lexim prej 1 minutash

Zana Avdiu ka reaguar pasi PDK-ja i kërkoi presidentes ta kthejë Ligjin për Specialen, duke thënë se kjo parti tashmë po e pranon se ligji nuk i ka efektet që kishte premtuar.
Sipas saj, Albin Kurti i kishte paralajmëruar deputetët të mos nxitonin me miratimin e ligjit, por nuk ishte dëgjuar. “PDK-së i doli keq që nuk e dëgjoi Albin Kurtin me kohë”, ka shkruar Avdiu.
Postimi i plotë i Zana Avdiut:
“PDK-ja i kerkon presidentes me e kthy Ligjin per Specialen.
Reklamë
Pra, pas krejt atyne kercenimeve me bomba, me kalle shtetin e çka jo tjeter, tash edhe vete po e pranojne qe ligji nuk i ka efektet qe i kishin premtu.
Albin Kurti ua tha ne Kuvend: “Mos u ngutni me bo nje ligj shkel e shko”. Nuk e degjuan. Tash po kerkojne me e kthy ligjin, me e bo kadale-dale.
Edhe nje here, PDK-se i doli keq qe nuk e degjoi Albin Kurtin me kohe”
Artikuj të ngjashëm
Reklamë



