Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Përplasje në LDK, Hykmete Bajrami ashpër ndaj Abdixhikut: “Humbës i trefishtë, duhej të largoheshe”

AutoktonPublikuar më 8.9.2026Përditësuar më 20.9.2026Lexim prej 2 minutash

ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, , duke e cilësuar si “humbës të trefishtë” dhe duke e kritikuar për rezultatet zgjedhore dhe gjendjen brenda partisë.

Në reagimin e saj, Bajrami kërkon përgjegjësi për humbjet e njëpasnjëshme dhe largim nga udhëheqja e LDK-së, ndërsa përmend edhe një varg çështjesh që, sipas saj, lidhen me funksionimin e shtetit dhe institucioneve.

Postimi i plotë:

Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK.

Mbrëmë u rezervova të flisja për kryetarin e LDK-së, dhe kam munguar në medie që një kohë pikërisht për ta ruajtur shtëpinë time. Por më lejoni sot t’i përgjigjem me argumente:

Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi.
Kur i humbët në zgjedhjet e para, duhej ta mbanit premtimin dhe zotimin publik për t’u larguar.

Kur e përsëritët humbjen, duhej të merrnit përgjegjësi dhe t’i hapnit rrugë një udhëheqjeje tjetër.

Dhe kur shënuat një tjetër rekord humbjesh më 7 qershor, duhej të largoheshit nga udhëheqja e LDK-së, kokulur.

Po, është e saktë se shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje personale. Por shteti sot po rrotullohet nga një pushtet që po e nëpërkëmb rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, ndërsa çdo ditë përpiqet t’i kapë e t’i kontrollojë institucionet.

Dhe pikërisht për ta ndalur këtë degradim, ambicieve të kujtdo për rrënimin e LDK-së duhet t’u themi STOP.
Le të flasim, për shtetin!

LDK-ja ka qenë dhe do të jetë gardiane e shtetit, e institucioneve dhe e rendit demokratik, jo admiruese e nënshtrimit të shtetit ndaj pushtetit.

Betja e LDK-së duhet të jetë për shtetin, por shteti ka tema tjera.

Temat a shtetit janë:

Situata ku janë tejkaluar të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe askush nuk e di se çfarë vlere juridike e kushtetuese do të ketë një konstituim i mundshëm nesër.

Nëntëmbëdhjetë ministri vazhdojnë të drejtohen nga persona që tashmë kanë marrë mandatin e deputetit.

Kemi katër ministri që nuk figurojnë fare në Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, por vazhdojnë të funksionojnë dhe të shpenzojnë paranë publike – kundërligjshëm.

Kemi institucione të bllokuara dhe veprim institucional të kufizuar.

Kemi norma kushtetuese dhe ligjore që po relativizohen e shkelen çdo ditë, ndërsa ka tendenca që e gjithë kjo të kthehet në normalitet.

Kemi degradim serioz në arsim, të dëshmuar edhe nga rezultatet e PISA-s, ndërsa përgjegjësia politike mungon tërësisht.

Kemi inflacion galopant. Tenderët njëburimorë janë bërë normë. Kapja e institucioneve tashmë ka përfunduar. Kemi qenë 960 ditë nën sanksionet e BE-së. Po rrezikojmë t’i humbim 160 milionë euro nga Plani i Rritjes. Politikën e jashtme e kemi në pikën e saj më të ulët.
Pajtohem: s’rrotullohet shteti për një ambicie.

Pikërisht për këtë arsye, le të flasim për shtetin, por, fillimisht, duhet ta bëjmë dallimin mes shtetit dhe karriges.
T’i kthehemi shtetit!

Artikuj të ngjashëm