Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Raportohet se ky është kushti që Kurti ia ka vendosur Hamzës për t’u miratuar ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë

AutoktonPublikuar më 3.10.2026Përditësuar më 4.10.2026Lexim prej 1 minutash

Bisedimet mes kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, , kanë ngecur gjatë takimit të sotëm për shkak të mospajtimeve mbi radhën e procedurave parlamentare për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Gazeta Express mëson nga burime brenda bisedimeve se kryeministri Kurti ka kërkuar që projektligji për Specialen të miratohet fillimisht vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, e tek në fund të procedohet leximi i dytë i projektligjit.

Këtë formulë e ka refuzuar kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka insistuar se ndryshimet ligjore duhet të marrin miratimin e plotë në të dyja leximet përpara se partia e tij të përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Po sipas të njëjtave burime, PDK-ja nuk po kërkon që kandidati për kreun e shtetit të jetë nga radhët e saj dhe Hamza i ka bërë të ditur Kurtit se është i hapur për propozimet e mazhorancës, me kushtin që procedura ligjore për Dhomat e Specializuara të përmbyllet tërësisht përpara votimit.

Artikuj të ngjashëm