“Skandaloze dhe e papranueshme”, Gërvalla godet Listën Serbe - ky është mesazhi i saj
AutoktonPublikuar më 9.9.2026Përditësuar më 20.9.2026Lexim prej 1 minutash

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si “skandaloz dhe të papranueshëm”.
Gërvalla ka theksuar se në Kosovë ekziston komuniteti serb dhe jo “populli serb”, ndërsa ka deklaruar se “populli serb” zgjedhjet i zhvillon në Serbi, duke iu referuar zgjedhjeve të 25 tetorit, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm.
Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor.



