Zana Avdiu ironizon me PDK-në për Specialen: “Kemi menduar se jeni deputetë, jo fëmijë në çerdhe”
AutoktonPublikuar më 24.10.2026Përditësuar më 24.10.2026Lexim prej 1 minutash

Analistja Zana Avdiu ka ironizuar me PDK-në dhe përkrahësit e saj lidhur me pretendimet se janë mashtruar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Avdiu ka vënë në pikëpyetje arsyetimet e tyre, duke theksuar se bëhet fjalë për deputetë që kanë pasur përgjegjësi në vendimmarrje.
Postimi i plotë i Zana Avdiut:
Ani kur po thone PDK-ja dhe perkrahesit e saj “na kane mashtru BE-ja dhe Amerika”, sa i perket speciales.
Per bese na kena mendu qe jeni kane deputete ne kuvend, e jo femije ne çerdhe qe me ju mashtru.
Nejse. Se so bash qishtu qysh po thoni. 🙂
Reklamë
Artikuj të ngjashëm
Reklamë



