“Do jap dorëheqjen ditën e diel”/ Vuçiç thumbon liderët perëndimorë nga Nju Jorku: Para se të largohem, do takohem me Putin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se ditën e diel do të japë dorëheqjen nga posti i tij, për të garuar në zgjedhjet për kryeministër.
Deklarata erdhi nga Nju Jorku, ku Vuçiç ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Do jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje, kështu që do t'ju njoftoj, mendoj se do të jetë rreth orës tetë të mbrëmjes. Do t'ju njoftoj, do t'ju telefonoj të gjithëve, do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër", tha Vuçiç.
Por përveç lajmit për dorëheqjen, Vuçiç duket se zgjodhi edhe të “thumbonte” perëndimin. Ai tha se para se të njoftonte përfundimisht dorëheqjen, do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Në ditët në vijim, para se të mbaroj mandatin tim, do të zhvilloj një bisedë me Presidentin Putin, kështu që, ky është lajmi për ju. Ne biseduam këtu, sigurisht, për marrëveshjet e energjisë dhe Industrinë e Naftës së Serbisë. Nuk di çfarë t'ju them. Ndoshta atëherë do të di diçka. Do të doja të isha në gjendje t'i bëja njerëzit dhe veten time të lumtur, për të qenë i sinqertë, pas këtyre muajve dhe viteve torture. Shpresoj që brenda dy ose tre ditësh të kem një përgjigje më të mirë dhe më të saktë për ju", tha Vuçiç.
Artikuj të ngjashëm



