Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

E quajti Erdoganin "diktator", komediani turk dënohet me 19 muaj burg

AutoktonPublikuar më 28.9.2026Përditësuar më 28.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për “fyerje të presidentit” dhe “fyerje të vlerave fetare”. 32-vjeçari kishte qëndruar tre muaj në paraburgim dhe pas vendimit është liruar në pritje të apelit.

Komediani u shpreh se një shfaqje politike ku nuk përmendet presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk do të ishte në përputhje me realitetin politik të vendit. Goktas u shpall i pafajshëm për akuzën e lavdërimit të një krimi. Gjatë seancës, ai ruajti një qëndrim të qetë dhe herë pas here shkaktoi të qeshura në sallën e gjyqit me deklaratat e tij.

Pas vendimit, komediani tha se tre muajt e kaluar në paraburgim i ishin marrë nga jeta. Ai shtoi me ironi se, pasi kishte lënë duhanin, do të përpiqej t’i shtonte këta tre muaj në fund të jetës së tij. Deniz Göktas e nisi karrierën në skenën e stand-up-it në Stamboll në vitin 2019 dhe më pas ka performuar edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm