FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 21 shtator deri me 02 tetor 2026 FSK, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria do të realizojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026″.
Në një postim në Facebook bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 21 Shtator deri me 02 Tetor 2026 Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026″.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm



