Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Gazetari gjerman i FAZ, Martens: Shtohen zërat në Bruksel për të ndërprerë bisedimet e integrimit me Serbinë

AutoktonPublikuar më 8.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, ka thënë se tashmë në Bruksel janë shtuar zërat që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve për integrim në BE me Serbinë dhe gjithashtu që të ndërpritet çdo pagesë për shtetin serb.

Sipas Martens, kjo do ta bënte Serbinë një Turqi të dytë, një vend kandidat vetëm në letra.

“Lajme nga Brukseli: Po shtohen thirrjet që BE-ja të ndërpresë plotësisht bisedimet e pranimit me Serbinë, të ndërpresë çdo pagesë para-pranimi për vendin etj. Nëse kjo do të ndodhte, Serbia do të gjendej në një situatë të ngjashme me atë të Turqisë. Turqia është zyrtarisht ende një vend kandidat për në BE, por ky status ekziston vetëm në letër. Më shumë këtu nesër, përfshirë një deklaratë zyrtare”, ka shkruar Martens.

Si duket kjo vjen si rezultat i veprimeve të fundit të shtetit serb dhe nderimet zyrtare për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq. Komisionerja kishte anuluar vizitën në Beograd, derisa sot ka pasur reagim të ashpër edhe nga Ursula Von Der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Artikuj të ngjashëm