Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Gjermani, 25-vjeçari nga Kosova punoi shtatë muaj “në të zezë”, gjobitet edhe punëdhënësi

AutoktonPublikuar më 30.8.2026Përditësuar më 30.8.2026Lexim prej 1 minutash

Një 25-vjeçar nga Kosova ka punuar për shtatë muaj në Düsseldorf pa leje të vlefshme pune, ndërsa rasti është zbuluar nga Njësia e Kontrollit Financiar për Punën e Padeklaruar.

Sipas njoftimit, i riu ishte punësuar si agjent shitjesh, ndonëse leja e tij e qëndrimit parashihte vetëm punësim të përkohshëm.

Pavarësisht kësaj, punëdhënësi ka vazhduar ta mbajë në punë edhe pasi leja e punës i kishte skaduar.

Pas hetimeve, Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it ka shqiptuar gjobë prej 9 mijë eurosh ndaj punëdhënësit, ndërsa 25-vjeçari kosovar është gjobitur me 500 euro.

Rasti është raportuar edhe tek autoritetet e migracionit.

Autoritetet gjermane kanë rikujtuar se punëdhënësit janë të obliguar ta verifikojnë ligjshmërinë e punësimit të shtetasve të huaj jo vetëm në momentin e punësimit, por gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës.

Burimi: /Urgjent.com/

Artikuj të ngjashëm