Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

AutoktonPublikuar më 6.11.2026Përditësuar më 19.11.2026Lexim prej 1 minutash

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim.

Gucati në RTV 21 të enjten ka treguar se vetë personalisht i ka kërkuar Krasniqit që të mos e refuzojë asistencën mjekësore, pasi është diçka e domosdoshme.

Kreu i OVL-UÇK’së ka treguar se përgjatë këtij muaji do t’i takojë në Hagë edhe , me 11 dhe 12 nëntor dhe Rexhep Selimin në fund të muajit.

Reklamë

”Ka pasë t’i bëjë kontrollat e syve, ka refzu prapë. Unë u mundova ta bindë. Edhe shokët brenda janë munduar”, ka deklaruar Gucati.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Gucati ka thënë se është Ligj i mirë dhe ka bërë thirrje që Kurti të mos bëjë ndonjë marrëveshje me BE-në në dëm të interesit të vendit sa i përket diskutimeve për Ligjin në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë