Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Katërshja e gjyqtarëve që do ta përcaktojnë fatin e ish-krerëve të UÇK’së

AutoktonPublikuar më 14.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Më 16 shtator pritet të merret vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas 234 ditësh të procesit gjyqësor, gjykimi ndaj ish-presidentit , ish-kryeparlamentarëve e dhe ish-deputetit do të përmbyllet të mërkurën me shpalljen e aktgjykimit final.

Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Vendimin do ta marrë trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili është kryesues, gjyqtari gjerman Christoph Barthe, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux dhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor.

Aktgjykimi do të përcaktojë nëse katër ish-krerët e UÇK-së do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Gjyqtari amerikan Charles Smith III (kryesues),

Artikuj të ngjashëm