Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Kusari-Lila viziton Konsullatën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi!

AutoktonPublikuar më 3.10.2026Përditësuar më 4.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, -Lila ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Strasburg, duke theksuar rëndësinë e pranisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Evropë.

Kusari-Lila ka thënë se aty ku valon flamuri i Kosovës, forcohet edhe lidhja me shtetin dhe qytetarët e tij.

Ajo ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës në Strasburg tashmë është në pronësi të shtetit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin institucional të vendit.

“Prania e Kosovës në Evropë po zgjerohet dhe po bëhet më e qëndrueshme. Përfaqësimi po ngrihet e shërbimet konsullore po shtohen, ndërsa shteti është gjithnjë e më afër qytetarëve të vet, kudo që ata jetojnë e veprojnë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Gjatë vizitës, ajo ka qëndruar në Ambasadë së bashku me ambasadorin Fitor Murati dhe stafin e konsullatës.

Artikuj të ngjashëm