Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

AutoktonPublikuar më 29.10.2026Përditësuar më 29.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gazetari malazez, Srgjan Kusovac i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka deklaruar për herë të dytë se është shteti më i vogël në Ballkan.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kusovac tha se kjo deklaratë nuk mund të konsiderohet lapsus, pasi është përsëritur dy herë, duke nënkuptuar se Kosova nuk është shtet.

“Privatisht mund të mendoni çfarë të dëshironi, por si zyrtar i Malit të Zi jeni të detyruar ta trajtoni Republikën e Kosovës si shtet”, shkroi Kusovac, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Spajiq.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë