Kylie Jenner “çmend” rrjetin – Pozon provokuese për bashkëpunimin e ri

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me fushatën e re të markës së saj të modës Khy, në bashkëpunim me markën italiane të këpucëve Gia Borghini.

29-vjeçarja është bërë protagonistja e fushatës, ku shfaqet me një paraqitje tepër provokuese, duke pozuar pa veshje dhe duke ekspozuar këpucët e koleksionit të ri.
Jenner publikoi disa nga fotografitë e fushatës në Instagram, ku pozon me flokët e gjatë të zinj dhe sandale nga koleksioni i ri.

“Kam veshur Gia Borghini prej vitesh, ndaj ky bashkëpunim më dukej zgjedhja e duhur”, shkroi Jenner, duke treguar se kishte marrë pjesë në krijimin e këpucëve.
Ajo tha gjithashtu se kishte ripunuar vazhdimisht çdo detaj të modeleve, deri sa ato të përputheshin plotësisht me vizionin e saj për koleksionin.

