Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

AutoktonPublikuar më 26.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Policia serbe ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Omer Nurën, kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga Xhelal Mehmeti, kryetar i Unionit të Afaristëve të Luginës së Preshevës.

Nura ishte nisur për të marrë pjesë në një konferencë ekonomike që po mbahet sot në Bujanoc.

Ende nuk dihen arsyet e ndalimit, ndërsa nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë procedura policore.

Artikuj të ngjashëm