Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Protestat në Tiranë, deputeti gjerman Knut Abraham: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit dhe lidhjeve krim-politikë

AutoktonPublikuar më 20.10.2026Përditësuar më 20.10.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe duke vënë theksin te kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një mesazhi, Abraham u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim të thellë protestat, ndërsa theksoi se kërkesat për t’i dhënë fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës pasqyrojnë vlerat evropiane, të cilat Shqipëria është angazhuar të respektojë.

Mesazhi i deputetit gjerman, Knut Abraham:

Reklamë

“I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.”.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë