Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Roth i reagon Daçiqit: Serbia e gjorë, pretendimet për Prizrenin e çojnë drejt luftës, jo BE-së

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, , se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, të bërë gjatë një tubimi zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Roth i ka kritikuar pretendimet territoriale ndaj një shteti fqinj, duke thënë se një qasje e tillë e largon Serbinë nga rruga drejt Bashkimit Evropian. Ai ka kërkuar gjithashtu që BE-ja të mos i japë më para Serbisë.

“E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt BE-së. Nuk duhet të ketë më para të BE-së për Serbinë!”, ka shkruar Roth.

Artikuj të ngjashëm