Thaçi përcjell selam përmes avokatit pas dënimit: Qëndroni të qetë në përgjigje të padrejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh për qytetarët e Kosovës pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, përmes kryembrojtësit të tij, Luka Mishetiq.
Thaçi, i cili u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të vazhdojë betejën gjyqësore përmes apelimit të aktgjykimit.
Mishetiq, në deklarimin e tij të parë pas vendimit, ka përcjellë edhe mirënjohjen e Thaçit për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe mbështetësve ndërkombëtarë.
“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka shkruar Mishetiq.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shpallën fajtorë për një numër akuzash nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi mund të ankimohet në Dhomën e Apelit.
Artikuj të ngjashëm



