Tronditet Turqia | Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur
AutoktonPublikuar më 22.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Dy prej personave të plagosur raportohet se janë në gjendje kritike. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Një person i dyshuar për përfshirjen në sulm është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes.
Ky është incidenti i fundit në një seri ngjarjesh të rënda të regjistruara në shkollat turke gjatë këtij viti. Në prill, 16 persona u plagosën në Sanliurfa, pasi një ish-nxënës kreu një sulm.
Një ditë më vonë, një 14-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe mësues dhe plagosi 13 të tjerë në Kahramanmaras.
Burimi: /tvklan.al/
Artikuj të ngjashëm




Rajon
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Lexim prej 1 minutash