Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

VIDEO/ Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

AutoktonPublikuar më 4.10.2026Përditësuar më 4.10.2026Lexim prej 1 minutash

Günther Fehlinger-Jahn, aktualisht kryetar i "Austrian Committee for NATO Enlargement" ka shpallur synimin për të kandiduar për President Federal të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028. Në një video të postuar në rrjetet sociale, të xhiruar në Muzeun e Vjenës, Fehlinger-Jahn zotohet se si president i ardhshëm do të bëjë të mundur kthimin e armëve dhe përkrenares së Skënderbeut në Krujë, përcjell Shekulli.

“Si President i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbeg”, shkruan ai.

Ekonomisti dhe aktivisti austriak është prej vitesh i angazhuar publikisht për zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh bën deklarata të forta për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Rusinë, Ukrainën, NATO-n dhe BE-në, prandaj emri i tij shfaqet shpesh në mediat e Ballkanit.

Fehlinger-Jahn ka një histori të gjatë angazhimi me Kosovën dhe Shqipërinë. Në një intervistë për Tirana Times në 2012, ai tregonte se kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1998 dhe më pas ishte vendosur në Shqipëri në vitin 2008, duke jetuar për disa vite. Ndërkohë për Kosovën ka bërë fushatë publike për njohjen ndërkombëtare dhe integrimin në NATO dhe BE.

Artikuj të ngjashëm