Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Video/ Origjina e Novak Djokoviç "përplas" Papën me presidentin e Malit të Zi: Ai është serb

AutoktonPublikuar më 6.10.2026Përditësuar më 6.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një video ku protagonistë janë Papa Leo XIV dhe presidenti i Malit të Zi Jakov Milatović, është kthyer në një debat të gjerë mes Serbisë dhe Malit të Zi. 

Në videon virale, shihet momenti kur Milatović është duke folur me kreun e kishës katolike për tenisti ne njohur Novak Djokoviç. Gjatë bisedës, presidenti malazes thotë se Djokoviç është me origjinë nga Mali i Zi.  

Në këtë moment, Papa ndërhyn shpejt duke i thënë se në fakt Djokoviç është serb.

I gjendur në vështirësi, Milatović i përgjigjet duke i thënë se e nënkuptonte që tenisti ka lidhje të forta edhe me Malin e Zi.

Artikuj të ngjashëm