Vuçiq vendos Serbinë para zgjedhjeve: 18 ose 25 tetor në kuti!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen më 18 ose 25 tetor.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se zgjedhjet do të zhvillohen në njërën nga këto dy data, duke shtuar se, me afrimin e procesit zgjedhor, sipas tij, shumë persona po e kuptojnë se rezultatet mund të mos jenë ashtu siç i kanë parashikuar.
“Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 18 ose 25 tetor”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse vendi po hyn gradualisht në një atmosferë referendumi, presidenti serb deklaroi se nuk dëshiron ta keqpërdorë pozitën e tij si president i Republikës për të folur për çështje partiake.
“Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, shumëkush po e kupton se rezultatet nuk do të jenë ashtu siç e kanë bindur veten”, u shpreh ai.
Vuçiq foli gjithashtu për deklaratat e kryetarit të Lëvizjes për Decentralizimin e Serbisë (PODES), Dragan Miliq, lidhur me numrin e madh të shtetësive të regjistruara.
Sipas Vuçiqit, gjatë periudhës nga viti 2000 deri në vitin 2012, në Serbi janë regjistruar 713 mijë shtetësi.
Deklaratat e presidentit serb vijnë në një kohë kur debati për zgjedhjet e ardhshme dhe zhvillimet politike në Serbi po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në skenën publike.



