“Ato që rrefuzonin, i…”/ Edhe babai i Adi Hilës përfshihet në skandal: Avokati bën deklaratën e fortë

Avokati Kujtim Cakrani ka bërë disa deklarata të rënda për familjen e kompozitorit Adrian Hila, emri i të cilit është vendosur në qendër të vëmendjes pas publikimit të videove private që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.
Gjatë një diskutimi në emisionin “Radar”, Cakrani iu referua edhe babait të kompozitorit, duke ngritur akuza për sjelljen e tij gjatë periudhës së komunizmit.
“Babai i këtij zotërisë, Merhamat Hila, ka bërë të njëjtën gjë që po bën djali sot. Ka qenë një personazh në kohën e komunizmit, ka lënë shumë viktima në qytetin e Vlorës”, deklaroi avokati.
Cakrani pretendoi më tej se babai i Hilës kishte shfrytëzuar pozicionin dhe ndikimin e tij për të ushtruar presion ndaj grave dhe vajzave të reja.
“Ai kapte gratë e bukura, ato që refuzonin, ai i merrte, i arrestonte. Kapte vajza nëpër shkolla, i seleksiononte dhe bënte miqësi me prindërit e tyre. Pra, ka qenë i mirëorganizuar në kohën e komunizmit”, u shpreh ai.
Deklaratat e avokatit përmbajnë akuza serioze për veprime të pretenduara gjatë një periudhe të kaluar historike.
Ndërkohë, çështja e videove private të lidhura me kompozitorin vijon të jetë objekt i verifikimeve nga autoritetet, veçanërisht për mënyrën e regjistrimit dhe shpërndarjes së materialeve.
Artikuj të ngjashëm



Olsa Muhameti merr Bora Zemanin në Kosovë për të drejtuar Big Brother VIP?
