Bejta zbulon pse i mban syzet e zeza gjithë kohën dhe pse hyri me ato në BBVK 5

Këngëtari Bejta është një nga banorët e rinj të “Big Brother VIP Kosova 5”, por që nga hyrja në shtëpi, një detaj në paraqitjen e tij ka tërhequr vëmendjen.
Artisti është shfaqur vazhdimisht me syze të zeza, si gjatë prezantimit në spektaklin e parë, ashtu edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, pa i hequr ato as në ambientet e brendshme.
Kjo ka bërë që banorët e tjerë të bëhen kuriozë për arsyen e këtij veprimi dhe gjatë ditës së sotme e kanë pyetur drejtpërdrejt se përse i mban syzet gjatë gjithë kohës.
Përgjigjja e Bejtës ka zbuluar se bëhet fjalë për një premtim personal që ai i ka dhënë dikujt, megjithëse ka preferuar të mos tregojë se kush është ky person.
“Syzet e kanë domethënien e një premtimi. Është premtim tepër i thellë, që ia kam dhënë dikujt edhe tash ajo e ka në dorë”, është shprehur këngëtari.
Me këtë deklaratë, Bejta ka lënë të kuptohet se vendimi për t’i mbajtur syzet nuk lidhet thjesht me stilin e tij, por me një marrëveshje personale, për të cilën nuk ka dhënë ende detaje të tjera.
Përdorimi i përemrit “ajo” ka ngritur gjithashtu pikëpyetje se kujt i referohet këngëtari dhe nëse bëhet fjalë për një person me të cilin ka pasur një marrëdhënie të afërt.
Artikuj të ngjashëm



Akili hyn në BBVK 5 dhe ka një mesazh për Arbana Osmanin: Ja pse vendosa…
