Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Blerina Matraku zbulon çfarë i tha Adi Hila për gruan e tij

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 2 minutash

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur për herë të parë në një intervistë televizive për marrëdhënien e saj me kompozitorin Adrian Hila, pas publikimit të videove intime që kanë shkaktuar reagime të shumta gjatë ditëve të fundit.

Në një intervistë përballë Ori Nebijajt në emisionin “Goca dhe Gra”, Matraku ka treguar se kishte qenë e dashuruar me kompozitorin dhe se për një kohë të gjatë kishte pasur besim të madh tek ai.

“Unë jam e tradhtuar në këtë mes. Jam e përdorur, e shitur si figurë që ai e krijoi”, u shpreh këngëtarja, duke iu referuar marrëdhënies personale dhe profesionale me Hilën.

Një nga deklaratat më të rëndësishme të intervistës lidhej me bashkëshorten e kompozitorit, Klaudia Hilën. Sipas Blerinës, gjatë marrëdhënies së tyre, Adrian Hila i kishte thënë se ishte i ndarë nga gruaja.

Këngëtarja pretendon se e kishte besuar këtë version dhe se vetëm më vonë kishte kuptuar se situata nuk ishte ashtu siç i ishte paraqitur. Sipas saj, pasi kishte mësuar të vërtetën, kishte vendosur të tërhiqej nga marrëdhënia.

“Jam e penduar për marrëdhënien që krijova me këtë njeri”, deklaroi Matraku.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për kamerat që kishin regjistruar momentet private, duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të funksionit të tyre.

“Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që ishte kamerë sigurie, meqë kishte pasur vjedhje”, tregoi ajo.

Blerina kujtoi gjithashtu një bisedë të vitit 2022, kur kompozitori i kishte folur për një ambient të ri në Tiranë, ku planifikonte të kishte edhe studion e tij personale. Sipas saj, Hila i kishte thënë se dëshironte të priste aty njerëzit e afërt.

“Ti e ke derën hapur tek unë”, kujtoi këngëtarja fjalët e tij, duke treguar se në atë kohë e kishte konsideruar këtë një shenjë besimi dhe vlerësimi.

Matraku pranoi se Hila kishte ndikuar në zhvillimin e saj profesional, por theksoi se gjithçka që ka ndodhur më pas e ka bërë të ndihet e zhgënjyer dhe e tradhtuar.

Rrëfimi vjen pas dy reagimeve të mëparshme të këngëtares në rrjetet sociale, ku ajo u kërkoi ndjesë bashkëshortes dhe vajzave të kompozitorit, ndërsa bëri thirrje për ndalimin e shpërndarjes së materialeve private.

Artikuj të ngjashëm