Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës

AutoktonPublikuar më 30.9.2026Përditësuar më 30.9.2026Lexim prej 4 minutash

Publikimi i disa videove intime në rrjet, në qendër të të cilave qëndron kompozitori Adrian Hila, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohura. Në mesin e reagimeve që dënojnë hapur shpërndarjen masive të videove intime të cilat haptazi cënojnë privatësinë e personave të përfshirë, renditen gazetari Blendi Salaj dhe ish-deputetja e PD-së Ori Nebiaj.

Në postime të bëra ditën e sotme në rrjet, dyshja e sipërpërmendur përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve në fjalë, kundërshton dhe “kënaqësinë” e njerëzve për t’i kushtuar vëmendje ngjarjeve të tilla që lidhen ngushtësisht me jetën personale të personave të përfshirë në këtë mes.

Blendi Salaj thekson në reagimin e tij se kënaqësia për të poshtëruar persona të tjerë, nuk na bën neve njerëz më të mirë, ndërsa shton se asnjë prej nesh nuk do të donte të përjetonte një histori të tillë, ndaj nuk duhet ta trajtojmë tjetrin siç ne nuk do donim të trajtoheshim.

“Mua nuk më ka mbërritur ndonjë video në WhastApp, kjo për shkak se kam miq të mirë që nuk e panë të nevojshme që t’i shpërndajnë tek unë videot që u kishin ardhur. Jam mirënjohës për këtë. Por dua të them dy fjalë rreth këtij fenomeni të  poshtërimit kolektiv të njerëzve. Çfarëdolloj gabimi paçin bërë këta njerëz, askush nuk e meriton që të poshtërohet, t’i asgjësohet dinjiteti dhe personaliteti, e aq më keq sepse kjo nuk na bën neve njerëz më të mirë. Nuk e bën shoqërinë më të shëndetshme, përkundrazi nëse ky kthehet në një sport kombëtar dhe ne marrim kënaqësi nga poshtërimi, shkelja, dhunimi i gjithçkaje te një person apo nga shkërmoqja e tyre.

Çfarë thotë kjo për ne? Çfarë na bën kjo ne të jemi? Sepse, mund të thotë dikush e meritojnë. Po kush është ai që e vendos se kush meriton dhe çfarë?! Dhe e  kthejmë dinjitetin e njeriut në një monedhë pastaj që ne japim apo marrim siç na do qejfi. Jo, kjo nuk e bën shoqërinë më të mirë. Në qoftë se drejtësia kthehet në mizori, në mospasjen e mëshirës, atëherë kjo thotë se jemi duke shkuar drejt një shoqërie monstruoze që është e gatshme që ta përtypë e ta pështyjë çdo njeri, e që kënaqet kur njerëzit bien. Dhe kjo nuk është as shoqëria, e as bota ku duam të jetojmë. Duhet ta trajtojmë tjetrin ashtu siç duam të na trajtojnë të tjerët. Kaq!”, thekson Blendi Salaj.

Në të njëjtën linjë qëndron dhe Ori Nebiaj, e cila përgjatë reagimit të saj përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve thekson se personi që e ka bërë i pari videon dhe të tjerët që e kanë shpërndarë gjerësisht duhet të dënohen me burg.

“NGA SKANDALI NE SPEKTAKEL

Që ne jemi një popull i frustruar seksualisht, kjo s’ka diskutim! Sa herë del një «skandal» me video intime, etja për t’i parë na zjen gjakun. Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje. Neveritëse.

Gra që mund të jenë filmuar në intimitet pa dëshirën e tyre. Burra ordinerë, fekale të shoqërisë, që realizojnë skenarë të tillë. Duhet të ketë përgjegjësi të qartë penale për këdo që provohet se filmon intimitetin e dikujt pa pëlqimin e tij dhe për këdo që i shpërndan ato pamje pa pëlqim. Ky është abuzim, jo argëtim.

Qejf i madh, histeri nëpër telefona, ndërsa videot kalojnë nga njëri te tjetri. Akoma na bën çudi që njerëzit kanë jetë intime.

Dalin çështje që ngrenë pyetje për abuzimin me pushtetin, shtetin dhe taksat tona, e megjithatë vëmendjen e harxhojmë te historitë rozë: me kë shkonte, kë kishte dashnore.

Dhe, si gjithmonë, fatura e turpit i shkon gruas së pari. Burri mund të jetë pjesë e së njëjtës histori, por ajo bëhet titulli, objekti i gjykimit dhe shënjestra e komenteve. Ky është morali ynë me dy standarde: kur duhet të kërkojmë llogari, bëhemi spektatorë; kur duhet të respektojmë privatësinë, bëhemi prokurorë.

Po e mbyll duke përmendur një emër,  ADRIAN HILA.  Çfarë perversiteti ordiner. Burg për këdo i ka shpërndarë videot, si dorë e parë e e si dorë e dytë.”, thekson në fjalën e saj Nebiaj.

Një tjetër reagim ka ardhur nga bota e showbizit shqiptar. ka qenë Luiz Ejlli ai që nuk e ka lënë p komentuar situatën në fjalë të cilën tërthorazi e ka ironizuar.

“Bie telefoni në mëngjes “Alo, Luiz Ejlli?”. Filani tha jam kompozitor, kam bërë një këngë fiks për ty! A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh?!  A e lëmë te kafja poshtë i thashë se.... hë e kupton vetë ti... Prit e Zot.”, shprehet Luiz Ejlli në videon e postuar ditën e sotme në rrjet.

Artikuj të ngjashëm