Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

AutoktonPublikuar më 4.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-banori i Big Brother, Jozefin Marku, i cili mbahet mend për sulmin fizik ndaj këngëtarit kosovar Gjestit, po vazhdon të mbetet në vëmendje të mediave për skandale të tilla.

Ai bashkë me një grup të madh njerëzish kanë organizuar një pritë për ish-banorin e BB VIP Kosova, Edi Kuçin, diku në një prej rrugëve të Shqipërisë.

Në videon e plotë të publikuar, shihet qartë gjakosja dhe rrahja brutale që i bëhet Kuçit nga persona me të cilët shoqërohet Jozefin Marku.

Kjo zënkë mes tyre lidhet me deklarimet e Kuçit, pas sulmit që Jozefin Marku ia kishte bërë Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Artikuj të ngjashëm