Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Dua Lipa reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale, shpërndan shifrat e krimeve serbe në Kosovë

AutoktonPublikuar më 16.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Edhe ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj , , dhe Rexhep Selimit, duke iu bashkuar figurave të njohura shqiptare që kanë shprehur qëndrimet e tyre për zhvillimet e së mërkurës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shpërndarë në Instagram dy postime të babait dhe menaxherit të saj, Dukagjin Lipa.

Në njërën prej tyre shfaqej mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimin tjetër ishin renditur disa nga shifrat që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.

“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhej në materialin e shpërndarë.

Duke zgjedhur t’i ripublikojë këto dy mesazhe në profilin e saj, Dua Lipa përcolli te miliona ndjekësit e saj përmbajtjen e publikuar fillimisht nga Dukagjin Lipa.

Reagimi i saj vjen në të njëjtën ditë kur aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nxiti reagime të shumta në Kosovë dhe mes figurave publike shqiptare.

Artikuj të ngjashëm